Arbëri

Investimi i NATO-s në bazën ajrore e Kuçovës, investim domethënës për të gjithë aleatët

 

Tiranë, 30 janar - Investimi i NATO-s në bazën ajrore të Kuçovës është një investim domethënës. Kështu deklaroi dje sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, i cili vizitoi selinë e NATO-s në Bruksel në cilësinë e kryetarit të OSBE-së.

“Kemi vendosur ta bëjmë këtë investim dhe po nxisim që kjo të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur. Ky është një investim për përmirësimin e bazës ajrore, të pistës, karburantet gjithashtu. Kjo bazë ajrore mund të jetë qendër e veprimtarive shumë të rëndësishme, siç është policimi nga ajri, trajnimi që do të vijë nga kjo bazë e modernizuar në Shqipëri. Pra, është mirë jo vetëm për vendin, por për të gjithë aleatët e NATO-s”, – tha Stoltenberg.