Arbëri

Borrelli synon të njohë Kosovën dhe njerëzit e saj, vizita e parë pa një plan

 

Joseph Borrell viziton Kosovën dhe Serbinë pa një plan konkret për vazhdimin e dialogut, por me qëllim që të tregojë angazhimin personal për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe mbetjen e Ballkanit Perëndimor në zonën e ndikimit evropian.

Joseph Borrell para vizitës së tij të parë në Ballkanin Perëndimor (BP) me mandatin e Përfaqësuesit të Lartë të BE për Politikën e Sigurisë, thotë se ka zgjedhur qëllimisht për të vizituar së pari Kosovën dhe Serbinë. „Duke pasur parasysh gatishmërinë time personale, që dialogu të përparojë nën ombrellën e BE-së, kam dashur që së pari të vizitoj Kosovën dhe Serbinë. Kemi para vetes shumë punë të rëndësishme, duke përfshirë edhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës", tha Borrell para udhëtimit në Kosovë.