Arbëri

Paralajmërohen reduktime dhe shkyçje për borxhlinjtë e ujit

Paralajmërohen reduktime dhe shkyçje për borxhlinjtë e ujit

Thatësira e madhe e cila e kapluar vendin, ka bërë që niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe atë të Badovcit të bie për disa metra. Shkak për këtë rënie nga Ujësjellësi i Prishtinës po vlerësohet mungesa e reshjeve të shiut dhe të borës.

Kryeshefi ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal Prishtina, Ilir Abdullahu në një intervistë për KosovaPress, thotë se liqeni i Batllavës dhe ai i Badovcit, kanë shënuar rënie të niveli të ujit për 10 metra nga niveli maksimal.