Arbëri

Mappes-Niediek: “Deali” i Donald Trumpit në Ballkan

Richard Grenell, karikaturë nga Jeton Mikullovci, Koha Ditore.
 

As Rusia e as Kina nuk po e zënë boshllëkun që le BE-ja e dobësuar në Ballkan, por SHBA-ja. Fusha më e rëndësishme e lojës është Kosova, ku Trumpi dëshiron patjetër një triumf në vitin zgjedhor, mendon Mappes-Niediek.

Po vijnë rusët! Kjo dëgjohej më shpesh, kur Bashkimi Evropian në vjeshtën e kaluar me “Jo”-në e tij për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut lejoi t'i ikte nga dora leva më e rëndësishme në rajon, perspektiva e anëtarësimit. Kush do të shtyhej të futej në boshllëkun që po linin evropianët? Disa tregonin me gisht edhe nga Kina. A nuk tregojnë kinezët prej vitesh interes edhe për Ballkanin me tentativën e tyre për të zënë vend në Evropë ekonomikisht dhe politikisht? Po ashtu si sekret konsiderohej edhe Turqia, një fuqi rajonale. Por realisht vendin e evropianëve po e zë një fuqi, me të cilën evropianët nuk kishin llogaritur: SHBA-në, raporton DW.