Arbëri

Braathu: Dialogu ka stagnuar me vite, vazhdimi i tij ende i paqartë

Foto: Driton Paçarada / Koha
 

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, ka thënë se aktualisht e ardhmja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e paqartë dhe se ka stagnuar me vite.

“Dialogu për normalizim në Bruksel ka stagnuar me vite dhe këtë duhet ta themi troç... aktualisht mund të themi që vazhdimi i dialogut mbetet i paqartë”, ka theksuar Braathu.