Nesër e pasnesër, shi e borë dhe erëra të fuqishme Foto: Koha

Nesër e pasnesër, shi e borë dhe erëra të fuqishme

04 February 2020 22:01

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të jetë i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 6-22 m/s, ndërsa në disa pjesë të Dukagjinit, shpejtësia e erës do të jetë më e madhe.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme