Arbëri

Rama: SHBA-ja e transformoi rajonin e Ballkanit Perëndimor

Foto: AP
 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se jo vetëm Shqipëria, por i gjithë Ballkani Perëndimor është një rajon më i mirë, para së gjithash falë Shteteve të Bashkuara, transmeton Zëri i Amerikës.

Ai gjatë një diskutimi në Këshillin Atlantik në Uashington, tha se SHBA-ja ka kontribuar tek transformimi i Ballkanit Perëndimor - nga një zonë me armiqësi dhe kapitujve të gjatë të konfliktit dhe gjakderdhjes - në një zonë paqeje dhe bashkëpunimi.