Arbëri

Erërat e forta shkaktojnë dëme të mëdha në Dukagjin, Instituti i Shëndetësisë bën thirrje për kujdes

Erërat e forta shkaktojnë dëme të mëdha në Dukagjin, Instituti i Shëndetësisë bën thirrje për kujdes

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që qytetarët në rajonin e Dukagjinit të kenë kujdes nga erërat e forta.

“Komunat Istog, disa pjesë të Klinës e Pejës duhet të kenë kujdes këto ditë nga era e fortë e cila ka shkaktuar dëme të mëdha që ka pasuar me ndërprerje të rrymës elektrike e ujit të pijshëm dhe duke rrëzuar kulme shtëpish ka rrezikuar shëndetin publik por fatmirësish nuk është raportuar për të lënduar”, thuhet në njoftimin e Institutit të Shëndetësisë.