Arbëri

Osmani: Dështimi nuk është opsion, duam që pritjet e qytetarëve t’i bëjmë realitet

 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani priti sot ambasadorin e Zyrës Diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais, me të cilën diskutoi bashkëpunimin e deritanishëm të Kosovës me shtetin belg, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të Mbretërisë së Belgjikës.

“Dështimi nuk është opsion. Ne duam që pritjet e qytetarëve t’i bëjmë realitet”, tha kryekuvendarja Osmani.