Arbëri

Drejt aplikimit të shërbimit ushtarak të obligueshëm

Foto: Driton Paçarada / Koha / Ilustrim
 

Shërbimi ushtarak i obligueshëm, të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,e ka paralajmëruar se do ta jetësojë gjatë qeverisjes së tij, nuk është në kundërshtim me praktikat e disa vendeve anëtare të NATO-s, vlerësojnë njohësit e çështjeve të sigurisë ne vend.

Siç thonë ata, marrë parasysh zhvillimet që ndërlidhen me rreziqet dhe kërcënimet rajonale si dhe ato globale nga terrorizmi, por edhe nga tensionet që vijnë nga Rusia, disa vende evropiane anëtare të NATO-s, por edhe jashtë saj, të cilat tash e disa dekada kanë hequr shërbimin ushtarak të obligueshëm, e kanë rikthyer atë në funksion ose janë në proces të rikthimit.