Arbëri

Diskutohen modalitetet e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës

 

Prishtinë, 13 shkurt - Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në një takim pune drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës, si përfaqësues i vetëm i pushtetit lokal të Kosovës.