Kurti e njofton ambasadoren e Suedisë se prioritet do ta ketë punën dhe drejtësinë Foto: ZKM

Kurti e njofton ambasadoren e Suedisë se prioritet do ta ketë punën dhe drejtësinë

13 February 2020 20:06

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmarck Ahliny, e cila e ka uruar kryeministrin për punën dhe detyrat e reja, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kryeministri i vendit tregoi se prioriteti i kësaj qeverie do të jetë puna dhe drejtësia. Gjithashtu, Kryeministri Kurti foli edhe për procesin se ku ndodhen ministritë momentalisht me procesin e fuzionimit, thuhet tutje në komunikatë.

Ambasadorja Hernmarck Ahliny shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në trajnimin e stafit në administratë publike dhe theksoi se pjesëmarrja e grave duhet të jetë prioritet. Po ashtu, ajo theksoi se prioritet duhet të jetë edhe çështja e ambientit.

Gjithashtu, u diskutua edhe për infrastrukturën ku gjatë diskutimit kryeministri Kurti bëri të qartë që infrastruktura nuk është vetëm asfalti, por edhe uji, kanalizimet, trotuaret dhe ndriçimi, përfundon komunikata.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme