Borrelli të hënën mund ta propozojë Lajçakun për përfaqësues të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi Foto: Miroslav Lajçak / mzv.sk

Borrelli të hënën mund ta propozojë Lajçakun për përfaqësues të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi

Augustin Palokaj Augustin Palokaj 14 February 2020 07:00

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së të hënën në Bruksel pritet të paraqesë para vendeve anëtare idenë e tij për të emëruar një përfaqësues të posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

E ka konfirmuar këtë të enjten në Bruksel një zyrtar i lartë i BE-së, i cili ka folur me kusht që të mos i përmendet emri, shkruan sot “Koha Ditore”.

I njëjti burim ka thënë se gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, të cilët do të kenë një agjendë shumë të ngjeshur, nuk do të ketë shumë diskutim për Ballkanin Perëndimor, por përfaqësuesi i lartë Borrell do të raportojë për vizitat dhe takimet që ka pasur në Prishtinë dhe Beograd.

Sipas burimeve të BE-së, në këtë takim të hënën vetëm do të flitet për idenë e Borrellit, por deri tek emërimi i një personi në detyrën e ndërmjetësit për dialogun Kosovë-Serbi do të duhej pritur deri te takimet e tjera të Këshillit të ministrave të BE-së.

Edhe pse në BE nuk duan ta konfirmojnë ende, “Koha Ditore” mëson se Borrell që të hënën mund t’i ofrojë ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, postin në fjalë. Pastaj do të pasonin procedurat që duhet të ndiqen në BE.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme