Arbëri

Çështja e lëmoshëkërkuesve në Prizren mbetet e pazgjidhur

Çështja e lëmoshëkërkuesve në Prizren mbetet e pazgjidhur

Autoritetet komunale të Prizrenit kanë pranuar se ballafaqohen me numër jo të vogël të lëmoshëkërkuesve në këtë qytet, me ç’rast në mesin e tyre ka numër të konsiderueshëm të fëmijëve. Sipas tyre, janë ndërmarrë masa të ndryshme për parandalimin dhe zgjidhjen e këtij problemi, porse deri më tani ato nuk kanë rezultuar krejtësisht të suksesshme, pasi që shumica e lëmoshëkërkuesve vijnë nga qytetet e tjera të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Megjithëkëtë, organet komunale kanë pohuar se sivjet kanë planifikuar që në bashkëpunim me organizatat që merren me trajtimin e fëmijëve në situatë rruge të krijojnë një qendër ditore për trajtimin e këtyre rasteve, shkruan sot “Koha Ditore”.