Udhëheqja e jashtëligjshme e një divizioni në MMPH shkak i dështimit të konkurseve Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Udhëheqja e jashtëligjshme e një divizioni në MMPH shkak i dështimit të konkurseve

Sanie Jusufi Sanie Jusufi 19 February 2020 07:00

Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore (ARPL) në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për gati 3 vjet po udhëhiqet në mënyrë të kundërligjshme me ushtrues të detyrës.

Edhe pse legjislacioni në fuqi e kufizon atë vetëm në 3 muaj maksimalisht, kjo ministri tri herë radhazi ka dështuar që të zgjedhë drejtorin e këtij departamenti. Konkurset e shpallura janë përcjellë me parregullsi dhe me kontestim nga ana e aplikantëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky departament që, mes të tjerash, ka përgjegjësi dhënien e lejeve ujore, koncesioneve dhe shpronësimeve, që tre vjet ka ushtrues detyre Gani Berishën. Berisha në konkursin e fundit ishte përzgjedhur për të udhëhequr me këtë dikaster. Por përzgjedhja e tij është kontestuar nga aplikantët e tjerë, dhe që nga shtatori ai nuk ka marrë aktemërimin.

Sipas Ligjit për shërbimin civil dhe Rregullores për procedurat e emërimit në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, pozita e ushtruesit të detyrës nuk mund të mbahet më shumë se 3 muaj. “Në rast të mbetjes së një pozite të lirë në shërbimin civil, ushtruesi i detyrës nuk mund të emërohet më gjatë se tre muaj”, thekson pika 4 e nenit 30 të Ligjit për shërbimin civil të Republikës së Kosovës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme