Arbëri

Grenelli mohon se SHBA-ja mbetet e hapur për shkëmbim territoresh

Foto: Alban Bujari / KD
 

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell e ka quajtur lajm të rremë raportin se SHBA-ja mbetet e hapur për shkëmbimin territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Përmes llogarisë së tij zyrtare në “Twitter”, Grenell ka thënë se një gjë e tillë nuk është e saktë.

“Është lajm i rremë”, shkruan Grenell, teksa e ka komentuar artikullin e publikuar të marten nga “Euobserver”.