11:47

Cakaj propozon dy marrëveshje që të nënshkruhen në mbledhjen e përbashkët të qeverive shqiptare

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në një të ardhme të afërt do të kenë një mbledhje të përbashkët.

Ishte konfirmuar se ajo do të mbahet në Shkodër.

Gent Cakaj, ministër i jashtëm i Shqipërisë, në takimin e përbashkët me Glauk Konjufcën ka përmendur se ka propozuar dy marrëveshje fillestare për t’u nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, raporton Koha.net.

“Për mbledhjen e përbashkët kam propozuar dy marrëveshje. E para është që të firmosim një marrëveshje për ndarjen e shpenzimeve dhe detyrave për lobimin e Kosovës. Ne kemi theksuar gjithmonë gatishmërinë tonë, dhe kemi ngritur zërin për qasjen e padrejtë të BE-së karshi Kosovës”, tha Cakaj.

Ndërkaq marrëveshja e dytë është ajo për transmetimin e përvoja në procesin e ashtuquajtur të skriningut, që ka të bëjë me hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Marrëveshjet e propozuara nga Cakaj

1. për ndarjen e shpenzimeve dhe detyrave në një fushatë të përbashkët për lobimin për njohje.

2. transmetimin e përvojave nga procesi i screening, pasi kemi një përvojë më të madhe.

11:39

Konjufca: Pas taksës shkëmbimet tregtare nga Shqipëria në Kosovë janë rritur 300 %, s’ka ndodhur edhe anasjelltas

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim homologun e tij nga shteti i Shqipërisë, Gent Cakaj.

Pas takimit, në një konferencë të përbashkët për media, Konjufca tha se raportet ekonomike tregtare duhet të përmirësohen.

“Prej vendosjes së taksës, shkëmbimet tregtare nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, janë rritur 300 %, e kjo nuk ka ndodhur në anën tjetër. Kjo duhet të përmirësohet”, tha Konjufca, raporton KTV.

Konjufca tha se do të koordinohen dy Ministritë para mbledhjes së dy qeverive, për zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme dhe arritjen e të rejave.

Cakaj në anën tjetër, ka falënderuar popullin e Kosovës dhe institucionet për ndihmën me rastin e tërmetit të 26 nëntor. Ai ka përmendur se ka propozuar dy marrëveshje fillestare. "1. për ndarjen e shpenzimeve dhe detyrave në një fushatë të përbashkët për lobimin për njohje. 2. transmetimin e përvojave nga procesi i screening, pasi kemi një përvojë më të madhe".