Arbëri

Aktakuzë ndaj një gruaje në Prishtinë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Aktakuzë ndaj një gruaje në Prishtinë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist
Foto: Ilustrim

Prishtinë, 19 shkurt – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të pandehurës H.K. për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së, nenit 3 të Ligji nr.05/L-002, për Ndalimin e bashkimit në konflikte e armatosura jashtë territorit të vendit.

Sipas Prokurorisë Speciale, e pandehura H.K. me qëllim që të marrë pjesë në veprimtarinë e grupeve terroriste “ISIS” dhe “AL Nusra” në Siri, në fillim të viti 2014, duke vepruar me dashje dhe dijeni për veprimet e veta, është nisur nga Prishtina në drejtim të Stambollit dhe më tutje për në Siri, ku i është bashkuar burrit të saj A.A. i cili veçse vepronte aktivisht në kuadër të grupit terrorist “ISIS”, si dhe ka qëndruar atje edhe pas vdekjes së burrit të saj ku ka pranuar pagesë rregullisht nga organizata terroriste “ISIS”.