Arbëri

OEAK kundër vendimit të disa Komunave për ndalimin e punës së bizneseve gjatë së dielave

OEAK kundër vendimit të disa Komunave për ndalimin e punës së bizneseve gjatë së dielave

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj lidhur me vendimet e disa Kuvendeve Komunale për ndalimin e punës së bizneseve ditën e diel, që sipas tyre, do të kufizojë aktivitetet ekonomike, e rrjedhimisht do të ndikojë edhe në ngadalësimin e rritjes ekonomike në përgjithësi

“Sektori privat është kyç për përshpejtimin e rritjes ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe luftimin e varfërisë, megjithatë politikat e institucioneve qeverisëse të nivelit qendror dhe komunal duhet të përkrahin dhe inkurajojnë investimet e ndërmarrjeve private, ashtu që ato të mund të luajnë rolin e tyre të duhur në përmirësimin e situatës socio-ekonomike”, thuhet në njoftim.