Arbëri

Hoti thotë se Qeveria do të përkushtohet në zhvillimin e arsimit në vend

 

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim Rektorin e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina”, Marjan Dema.

Gjatë takimit miqësor rektori Dema e uroi zëvendëskryeministrin e parë Hoti, me rastin e marrjes së detyrës së re dhe shkurtimisht e njoftoi me planet dhe të arriturat e UP –së.