Arbëri

U dyshua për dy të prekur me koronavirus në Kosovë, IKSHP thotë se rezultati ishte negativ

U dyshua për dy të prekur me koronavirus në Kosovë, IKSHP thotë se rezultati ishte negativ

Dy persona dyshohej se kishin koronavirus dhe kishin shkuar për tretman mjekësor në QKUK, megjithatë pas testimeve raportohet se ishin negativë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike më 22 shkurt 2020, në ora 20.10 ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për dy pacientë të dyshimtë në Koronavirus COCID-19. Pacientët kanë pasur ethe, kollë të thatë të rrallë, lodhje dhe molisje dhe pengesa në frymëmarrje”, thuhet në komunikatë.