Arbëri

Kurti letër Trumpit dhe Pompeos, i njofton për hapat e Qeverisë rreth taksës

Foto: Koha
 

Përmes letrave dërguar presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, kryeministri Kurti i ka njoftuar ata rreth hapave që planifikon t’i ndërmarrë qeveria e tij, drejt heqjes së taksës për mallrat serbe dhe boshnjake.

“Duke filluar nga 15 marsi, ne do të fillojmë heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, të cilat janë vendosur nga qeveria e kaluar. Fillimisht, do hiqen tarifat për lëndët e para. Këtë e bëjmë si shprehje e gjestit të mirë diplomatik dhe si shenjë për përkushtimin tonë për të punuar afër me Shtetet e Bashkuara në dialogun me Serbinë. Ne shpresojmë se veprimet tona do të kthehen me reciprocitet nga Beogradi, nga i cili presim t’i largojë të gjitha barrierat jo-tarifore për tregtinë me Kosovën, si dhe të ndalojë fushatën për çnjohjet e Kosovës”, shkruan si në letrën për Trumpin, ashtu edhe Pompeon.