Arbëri

IKSHPK: Tri raste të dyshuara me koronavirus rezultojnë negative

Foto: Reuters / ilustrim
 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për tre raste të dyshimta në COVID-19.

Pacientët, pasi janë kontrolluar nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu janë marrë mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2, ka dalë se nuk janë të prekur me koronavirusin e ri.