Arbëri

Hoxhaj: Serbia po na godet nëpër botë, e Qeveria jonë po merret me akte populiste

Hoxhaj: Serbia po na godet nëpër botë, e Qeveria jonë po merret me akte populiste

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar rreth lajmit për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shteti i Sierra Leones. Ai, gjithashtu ka komentuar edhe kërkesën e qeverisë, përkatësisht ministrit të jashtëm, Glauk Konjufca, për largimin e disa ambasadorëve.

Ish-ministri i jashtëm, Hoxhaj, ka thënë se “derisa Serbia po e godet Kosovën kudo nëpër botë, ministri i jashtëm i Kosovës merret me lista të ambasadorëve”.