Arbëri

Pacolli thirrje krerëve të institucioneve për unitet: Lërini mënjanë egot

Pacolli thirrje krerëve të institucioneve për unitet: Lërini mënjanë egot
 

Kosova nuk ka kohë të eksperimentojë në zgjedhje të reja dhe as në shkatërrimin e marrëdhënieve me miqtë perëndimorë në krye me SHBA-në, thotë kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, kryetari Aleancës për Ardhmërinë Kosovës(AKR), Behgjet Pacolli, në një postim në facebook ka bërë thirrje të lihen anash egot e krerëve të institucioneve të Kosovës, dhe siç shprehet ai, “të kryejnë detyrat kombëtare”.