Arbëri

Mbi 67 mijë vizitorë në hotelet e Kosovës në tre muajt e fundit të 2019

 

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën TM4 2019.

Përmes një komunikate për media ASK-ja bën të ditur se në tremujorin e katërt të vitit 2019 (TM4 2019) pjesë e anketës ishin 216 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, të Pejës, e kështu me radhë.