Arbëri

OEAK bën thirrje që taksa të hiqet pa kushte

Foto: Koha / ilustrim
 

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me diskursin e ditëve të fundit rreth tarifës që Republika e Kosovës i ka vendosur dy shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit për media, OEAK thotë se barrierat tarifore që shtetet e këtij rajoni i vendosin njëra-tjetrës, pengojnë qarkullimin e lirë të mallrave dhe njerëzve, e rrjedhimisht ngadalësojnë avancimin e rrugëtimit të tyre euro-atlantik.