Arbëri

Veriu i Kosovës që nga viti 1999 nuk paguan faturat e ujit të shpenzuar

Veriu i Kosovës që nga viti 1999 nuk paguan faturat e ujit të shpenzuar

Rreth 15 milionë euro llogaritet fatura e borxhit të ujit të shpenzuar nga konsumatorët e katër komunave të pjesës veriore të Kosovës. Banorët e këtyre komunave të Kosovës, që nga viti 1999 nuk paguajnë faturat për ujin e shpenzuar. Bëhet fjalë për komunat: Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok dhe Zveçan, të banuara me shumicë serbe dhe të cilat ndër vite kanë funksionuar jashtë sistemit juridik-kushtetues të Kosovës.

Çështja e mospagesës së ujit, rrymës e shërbimeve tjera, është ngritur në nivel të diskutimeve disa herë këto vitet e fundit, por nuk është gjetur ende ndonjë zgjidhje.