Arbëri

Europarlamentarja Von Cramon: Heqja e vizave për kosovarët është në dorën e Berlinit

Foto: KOHA / Alban Bujari
 

Deputetja gjermane e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, thotë se ky institucion legjislativ i BE-së do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën, në veçanti për liberalizimin e vizave.

Von Cramon, që është deputete e Grupit të të Gjelbërve në PE, në një intervistë për KOHËN, thotë se barra, megjithatë, tash më së shumti bie tek Berlini. Ajo kujton se Gjermania nga 1 korriku i këtij viti merr përsipër Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, prandaj ajo shpreson se kancelarja Angela Merkel do ta shfrytëzojë këtë rast që ta heqë regjimin e vizave për kosovarët në zonën Schengen.