Arbëri

Hoti i përgjigjet Haradinajt: Kosova s’ka nevojë për konferenca për dialogun

Hoti i përgjigjet Haradinajt: Kosova s’ka nevojë për konferenca për dialogun

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit Ramush Haradinaj që propozoi të mbahet një Konferencë e partive dhe përfaqësues ndërkombëtarë, për dialogun me Serbinë. Sipas Hotit, kjo s’është e nevojshme.

“Kosova ka institucione legjitime të dala nga zgjedhjet demokratike të 6 tetorit, të cilat bartin përgjegjësitë kushtetuese, përfshirë edhe dialogun me vendin fqinj Serbinë. Nuk ka nevoje për asnjë konferencë për këtë qëllim, të brendshme as të jashtme. Sigurisht se konsultimet janë gjithmonë pozitive”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.