Arbëri

Kuvendi mban nesër seancë për të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë

Kuvendi mban nesër seancë për të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë

Me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kuvendi i Kosovës njofton se do të organizojë seancë të veçantë, e cila do t’i kushtohet ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Siç njoftohet nga Kuvendi, deputetëve të Kuvendit të Republikës do t’u drejtohet e mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi-Goodman.