Arbëri

Anëtarë të ish-kabinetit të Veselit dhe të Haradinajt pajisen me shtetësi shqiptare

 

Në mesin e njëzet e pesë personave, të cilëve u është dhënë shtetësia e Shqipërisë, muajin e kaluar, ka anëtarë të ish-kabinetit të Veselit si dhe të ish-kabinetit të Haradinajt, ashtu si edhe pjesëtarë të eskortës së këtij të fundit.

Vendimi për dhënien e shtetësisë së tyre ishte bërë i ditur përmes një dekreti të 10 shkurtit, të publikuar në faqen zyrtare të presidencës në Shqipëri, raporton Koha.net.