Arbëri

Kreu i OEK-ut fton Qeverinë të përgatitet në të gjitha fushat për mbrojtje nga koronavirusi

Kreu i OEK-ut fton Qeverinë të përgatitet në të gjitha fushat për mbrojtje nga koronavirusi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka ftuar Qeverinë dhe institucionet tjera, që pos masave në aspektin shëndetësor, të hartojnë plane e të marrin masa preventive për mbrojtje nga koronavirusi.

Ai, në një postim në Facebook, ka folur më shumë për fushën e tij, ekonominë, e cila mund të goditet në rast të shfaqjes së këtij virusi.