Arbëri

Mustafa: Raporti me SHBA-në në fazë delikate, LDK e qartë për heqjen e pakusht të taksës

Foto: Alban Bujari / KD
 

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një statusi në “Facebook” ka insistuar në heqjen e pakusht të taksës, duke kërkuar po ashtu që reciprociteti të dakordohet me SHBA-në dhe BE-në.

Ai shkruan se marrëdhëniet me SHBA-në kanë hyrë në një fazë shumë delikate, por edhe kritike.