Arbëri

Limaj thotë se Kosova s’bën t’u thotë jo iniciativave dhe këshillave amerikane

Foto: Ilustrim
 

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se paralajmërimet për vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës nga SHBA-ja dhe deklaratat e senatorit Perdue për rishikimin e prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë, vijnë si rezultat i papërgjegjësisë dhe jo seriozitetit të qeverisë për të kuptuar që në çfarë situate ndodhet vendi.

Limaj, në një postim në Facebook, ka thënë se ky jo seriozitet ka degraduar deri në tallje ndërsa thotë se “ata që sot janë në pushtet dhe shumë të tjerë nuk e kanë marrë seriozisht asnjëherë letrën e presidentit Trump të datës 18 dhjetor 2018, i cili qartësisht ka përshkruar për përfitimet që Kosova do t’i nxirrte, nëse e shfrytëzon atë mundësi dhe gjithashtu edhe për pasojat që do t’i vinin Kosovës, nëse e humb mundësinë për një marrëveshje finale me Serbinë”.