Arbëri

Shefi i AKK-së konstaton rritje të çmimeve të produkteve ushqimore deri në 200%

Shefi i AKK-së konstaton rritje të çmimeve të produkteve ushqimore deri në 200%

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se si çmimi i një produkti të zakonshëm ushqimor, supë gjeli, është rritur për rreth 200%.

Prestreshi ka publikuar kuponin fiskal ku shihet se çmimi i supës, nga rreth 35 cent sa ka kushtuar deri para pak kohe, tashmë ka shkuar në 90 cent.