Arbëri

UNDP me rol të rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë

 

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të projektit të UNDP-së në Kosovë “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të Trashëgimisë Kulturore”.

Ministrja theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe implementimin e suksesshëm të projektit, i cili përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore ka pasur të integruara tre komponenta, që përfshijnë, përpos trashëgimisë së paluajtshme, edhe trashëgiminë shpirtërore, si dhe komponentën e promovimit dhe edukimit, transmeton KultPlus.