Arbëri

Në komunat serbe nuk respektohet vendimi i Qeverisë për ndërprerje të procesit mësimor

 

Në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, procesi mësimor ka vazhduar normalisht të enjten.

Në këto komuna nuk është duke u zbatuar vendimi i Qeverisë, i marrë të mërkurën për ndërprerje të procesit mësimor si masë parandaluese ndaj koronavirusit, raporton KP-ja.