Arbëri

Qytetarët e Kosovës thonë se nuk ndihen të rrezikuar nga koronavirusi

Sheshet e Prishtinës vazhdojnë të jenë të mbushura me qytetarë. Edhe përkundër masave që ka marrë Qeveria për mbrojtje nga koronavirusi, kafiteritë e kryeqytetit kanë qenë të mbushura të enjten.

Madje, të paktë janë ata që kanë maska e mjete të tjera mbrojtëse, raporton KOHA.