Arbëri

Hoti: Nuk bëjmë kompromise, tregti me territore s’ka

Foto: Driton Paçarada
 

Deklarimi për taksën që është bërë para mediave, i kryeministrit Albin Kurti nuk ka qenë i dakorduar brenda koalicionit. Ndërsa, në marrëveshjen finale me Serbinë nuk do të ketë tregti me territore. Kështu deklaron zëvendëskryeministri i Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti në një intervistë për KosovaPress.

I dyti i ekzekutivit, nga radhët e LDK-së u shpreh i vendosur se Kosova nuk do të bëjë asnjë kompromis karshi Serbisë, si kompensim i njohjes reciproke.