Arbëri

Kastrati thotë se votimi i buxhetit do ta rrezikonte bankrotimin e Kamenicës

Kastrati thotë se votimi i buxhetit do ta rrezikonte bankrotimin e Kamenicës
Foto: Ilustrim

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, thotë se mënyra se si është planifikuar dhe se si pritet të votohet sot buxheti në Kuvendin e Kosovës, do ta përkeqësonte jetën e qytetarëve të Kamenicës.

“Numrat e vendosur në tabelat e Projektligjit për Buxhet për vitin 2020 tregojnë një mungesë totale ndjeshmërie ndaj kontekstit e arbitrarizëm të pashoq. Kamenica nuk është vetëm emër në tabelë e as numër rendor. Në vend se t’i jepet një infuzion zhvillimi kësaj pjese të lënë anash historikisht, komunë kufitare me shpërngulje të madhe të popullatës, Qeveria ka zvogëluar buxhetin e përkrahjeve direkte për 57% krahasuar me buxhetin e vitit 2019 si dhe pa ndarë 45% më pak mjete nga sa ishte planifikuar në vitin 2019 për vitin 2020”, shkruan ndër tjera Kastrati.