Arbëri

Hoti i kundërpërgjigjet Kurtit: Taksa duhet të hiqet plotësisht menjëherë

Foto: Alban Bujari / Koha
 

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur shefit të tij, Albin Kurti, që më herët të dielën kërkoi falje që s’ka bindur LDK-në për të hequr pjesërisht taksën ndaj mallrave serbe. Hoti ka thënë se taksa duhet të hiqet menjëherë, sot, dhe atë plotësisht.

Në postimin e tij, Hoti ka thumbuar Kurtin duke thënë se “nuk ka vend për taktizim politik me partneritetin tonë me SHBA”.