Arbëri

Haxhiu nxjerr udhëzime për profesionet e lira, kërkon lehtësim të pagesave

Haxhiu nxjerr udhëzime për profesionet e lira, kërkon lehtësim të pagesave

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas shqyrtimit të kërkesës së Odës së Përmbaruesve të Kosovës, ka nxjerrë disa udhëzime përmes së cilave janë propozuar disa masa vepruese për Profesionet e Lira në Kosovë, në lidhje me situatën pandemike të krijuar nga virusi Covid-19.

Haxhiu ka udhëzuar që zyrat e përmbaruesve të shqyrtojnë mundësinë për lehtësimin e pagesave nga llogaritë aktualisht të bllokuara të debitorëve-llogaritë e pensioneve dhe pagave.