Arbëri

Koronavirusi / FSK-ja ngrit gjendjen e gatishmërisë operacionale

Foto: Driton Paçarada / Koha
 

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ngritur gjendjen e gatishmërisë operacionale në nivelin 2 dhe ka krijuar Forcën për Detyrë bazuar në vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe me urdhër të Komandantit të FSK-së.

Përmes një njoftimi dërguar mediave, ministria e Mbrojtjes (MM) e Kosovës thekson se me njësitë e specializuara për të realizuar operacione në kuadër të Mbështetjes Ushtarake Autoriteteve Civile, FSK-ja ka vendosur në gatishmëri personelin, pajisjet dhe sistemet për të parandaluar dhe mbrojtur qytetarët e Kosovës nga pandemia “COVID 19”.