Arbëri

Jeta në “izolim”

Jeta në “izolim”

Në kuadër të masave të cilat Qeveria e Kosovës i ka ndërmarrë për t’u përballur me koronavirusin e ri, është edhe sugjerimi ndaj qytetarëve të Kosovës që t’i kufizojnë lëvizjet dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ekspertët e çështjeve të sociologjisë, vlerësojnë që izolimit ose vetizolimit, si masë parandaluese ndaj koronavirusit, qytetarët e vendit duhet t’i qasen nga këndi pozitiv dhe t’i japin jetës kuptim, në mënyrë që të ruajnë, kultivojnë, por edhe ndërtojnë segmente të shëndosha të jetës sociale.