Arbëri

Shkon në 22 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

Foto: Reuters / ilustrim
 

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, me metodën RT-PCR, pasi janë testuar 5 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2, ka dalë se një prej tyre është pozitive.

Sipas IKSHPK-së, rasti i sotëm është rast kontakti nga Komuna e Malishevës, fshati Llashkadrenoc, i gjinisë mashkullore të moshës 67 vjeçare.