1 perditesime
19:22

PDK-ja mbështet mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar se kjo parti do ta mbështesë mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti, të nisur nga LDK-ja.

Ai ka thënë në konferencë për media se "kryeministri Albin Kurti iku nga përgjegjësitë dhe ia vulosi vetes fatin politik".

"Kjo ikje, në formë të tillë, është e padenjë. Sepse, nuk iket kur duhet të luftosh për popullin tënd. Por, si duket, ikja është puna që ky Kryeministër di ta bëjë më së miri.
Pra, nuk mund të kishte një fund tjetër një Qeveri dhe një Kryeministër, që për një kohë kaq të shkurtër e rrezikuan skajshmërisht aleancën më jetike për Kosovën, që dështuan të ofrojnë një program zhvillimi për pritjet e qytetarëve dhe që krijuan aq shumë kundërthënie brenda vetes për një periudhë të shkurtër", tha Veseli.

19:18

Veseli: PDK-ja nuk është pjesë e skenarit të rrëzimit të Qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se partia e tij nuk është pjesë e skenarit të rrëzimit të qeverisë Kurti.

Ai ka kritikuar koalicionin qeverisës VV-LDK për situatën e krijuar.

Image

““Me të drejtë ju qytetarë po irritoheni nga politika në Kosovë. Këtë po e dëshmon akti i fundit i koalicionit qeverisës, në kohën e pandemisë. Të krijohet krizë për hesape personale, është papërgjegjësi institucionale. Është mungesë elementare e përgjegjësisë humane, është dëm nacional. Përgjegjësia është e vetëm këtij koalicioni qeverisës. Unë dhe PDK as nuk e kemi ndihmuar as nuk e kemi shkaktuar këtë situatë, ju e dini. Dua t’ua bëjë të qartë që nuk jemi pjesë e asnjë skenari të tillë”, tha Veseli, raporton KOHA.

Sipas Veselit, “lufta politike u bë agjendë primare në vend që të jetë lufta e përbashkët kundër virusit”.