Arbëri

Lajçaku zyrtarisht propozohet si përfaqësues special për dialogun

Lajçaku zyrtarisht propozohet si përfaqësues special për dialogun

Bashkimi Evropian ka propozuar ministrin e deritashëm të Punëve të Jashtme të Sllovakisë për Përfaqësues Special për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak edhe pse zyrtarë të BE-së kanë refuzuar të pranojnë se procedura e emërimit të tij tanimë ka filluar.

Në dokumentin e siguruar, shihet se Zyra e Përfaqësuesit të Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë i BE-së i ka parashtruar Këshillit të Evropës propozimin për emërimin e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe për Ballkanin Perëndimor, raporton KP.