Mustafa: Vendimi i Qeverisë për kufizim të lëvizjes, antikushtetues Foto: Alban Bujari / KD

Mustafa: Vendimi i Qeverisë për kufizim të lëvizjes, antikushtetues

24 March 2020 00:02

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e ka quajtur antikushtetues vendimin e Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa tha se një vendim të tillë mund ta marrë Kuvendi, dhe atë me dy të tretat e deputetëve, e jo Qeveria.

“Vendimin për kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, mund ta marrin vetëm dy të tretat e deputetëve dhe jo Qeveria. Ndryshe shkelet Kushtetuta, pa marrë parasysh kush janë ata që kanë votuar dhe në çfarë rrethana”, ka thënë Mustafa, raporton KOHA.

Prandaj, sipas tij, qeveria do duhet ta rishqyrtojë vendimin e saj dhe karshi gjendjes së krijuar t’i drejtohet Kuvendit.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të kufizohet lëvizja e qytetarëve nga data 24 mars 2020 gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00 si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Rroni25/03/2020 11:08

Populli duhet ta mbroj QEVERINe zgjedhur nga populli prej dores se zgjatur te Serbis Mustafa dhe thaqi siq e kan ber minatoret ne atkoh,nje ashtu edhe nga kapsit e shtetir.

Shto koment

Të ngjashme