Arbëri

Lirohen përkohësisht nga pagesa e TVSH-së të gjitha importet e grurit dhe të miellit

Foto: Koha
 

Të gjitha importet e grurit dhe të miellit për prodhimin e bukës dhe produkteve të saj janë liruar përkohësisht nga pagesa e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) me vendim të Ministrisë së Financave dhe Transfereve.

Ky vendim ka hyrë në fuqi që nga dita e martë, dhe është në kuadër të ndihmave për bizneset dhe qytetarët në kohën e përtalljes me pandeminë koronavirus, shkruan KOHA.